Rusia të premten ka nisur një sulm masiv ajror kundër Ukrainës, duke përfshirë dhjetëra raketa e drona.
Ushtria ruse ka shënjestruar rrjetin elektrik të Ukrainës, ka njoftuar ministri i Energjisë, Herman Halushchenko.
Halushchenko ka thënë se ekipet po punojnë për të minimizuar aq sa munden pasojat negative në sistemin energjetik, raportoi Guardian.
Forca Ajrore ukrainase ka raportuar disa sulme ajrore me dronë që janë nisur drejt Ukrainës gjatë natës. Ka shtuar se Rusia po ashtu ka lëshuar raketa balistike.
Sulmet e së premtes janë të fundit në një varg të tilla që nxisin frikën se Kremlini po synon ta dobësojë kapacitetin energjetik të shtetit gjatë dimrit.