Botë

Rusia “kërcënon” Francën nëse i çon trupat në Ukrainë

Maria Zakharova

Maria Zakharova

Foto: Associated Press

Trupat franceze do të bëhen cak për forcat e armatosura ruse nëse dërgohen në Ukrainë, ka deklaruar të mërkurën zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ne tashmë kemi komentuar më shumë se një herë lidhur me përgjegjësinë e retorikës provokuese të liderit francez”, ka deklaruar Zakharova në një konferencë për media, raporton AP.

Ajo i është referuar komenteve të bëra nga presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë së fundmi për “The Economist”, se qëndron prapa deklaratës së tij të mëhershme se nuk duhet të përjashtohet dërgimi i trupave në Ukrainë.

“Është karakteristike se si Macroni vetëvetiu e sqaron këtë retorikë me dëshirën për të krijuar një lloj pasigurie strategjike për Rusinë. Por duhet ta zhgënjejmë atë. Për ne, situata duket më se e sigurt. Nëse Franca paraqitet në zonën e konfliktit, ajo do të bëhet shënjestër për forcat e armatosura ruse”, është shprehur Zakharova.  

LEXO EDHE: