Botë

Rusia evakuon një rajon tjetër kufitar pas aktivitetit ushtarak ukrainas

Rusia

Rusia ka  evakuuar të hënën civilët nga pjesët e një rajoni të dytë pranë Ukrainës pasi Kievi rriti aktivitetin ushtarak pranë kufirit vetëm disa ditë pas inkursionit më të madh në territorin sovran rus që nga fillimi i luftës së vitit 2022.

Forcat ukrainase vërshuan në kufirin rus të martën e kaluar dhe përfshinë disa pjesë perëndimore të rajonit Kursk të Rusisë, një sulm i befasishëm që mund të synojë të fitojë ndikim në bisedimet e mundshme të armëpushimit pas zgjedhjeve në SHBA, raporton Reuters. 

Në rajonin fqinj Belgorod në jug, guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, tha se evakuimet kishin filluar nga distrikti Krasnaya Yaruga për shkak të “aktivitetit të armikut në kufi”.

“Jam i sigurt se ushtarakët tanë do të bëjnë gjithçka për të përballuar kërcënimin që është shfaqur”, tha Gladkov. “Ne po fillojmë t’i zhvendosim njerëzit që jetojnë në rrethin Krasnaya Yaruga në vende më të sigurta”.

Rusia ka vendosur një regjim të rreptë sigurie në rajonet Kursk, Bryansk dhe Belgorod, ndërsa aleati i saj Bjellorusia ka njoftuar se po rriste numrin e trupave të saj në kufirin e saj pasi pretendon se Ukraina kishte shkelur hapësirën e saj ajrore me dronë.

LEXO EDHE: