Rusia ka hapur çështje penale kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka vendosur në listën e të kërkuarve, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, shkruan Reuters.
Nuk pati detaje të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh ukrainas dhe të tjerë evropianë që nga fillimi i konfliktit me Ukrainën në shkurt të vitit 2022.
Policia ruse në shkurt vendosi kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e Kulturës të Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez në listën e kërkimeve për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.
Rusia lëshoi gjithashtu urdhërarresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), i cili vitin e kaluar përgatiti urdhërarrest për presidentin Vladimir Putin me akuza për krime lufte.