Autoritetet ruse e kanë akuzuar të enjten kancelarin gjerman, Friedrich Merz, se po ndjek një shteg të “militarizimit”, duke e kualifikuar atë si shqetësim të madh për Moskën zyrtare, ka shkruar Reuters.
Merz, i cili u zgjodh kancelar në muajin maj, ka mbajtur qëndrim të palëkundur sa i përket mbështetjes së Ukrainës, për dallim nga paraardhësi i tij, Olaf Scholz, teksa ka premtuar se do ta rrisë trysninë kundrejt Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e kishte vizituar Kievin disa ditë pasi ishte emëruar kancelar, si dhe e ka afirmuar të drejtën e Ukrainës për ta bombarduar Rusinë me raketa që kanë rreze të gjatë veprimi.
Gjatë mandatit të Merzit, Gjermania ka planifikuar të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes në 3.5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm deri në vitin 2029.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë gjatë adresimit të saj për gazetarët se Gjermania është duke ndjekur politikë armiqësore karshi Rusisë në vitet e fundit, ndërsa Merzi po e shton dozën e retorikës antiruse “për çdo ditë”.
“Kjo retorikë është duke u bërë gjithnjë e më agresive. Besojmë se kursi që ai ka zgjedhur për të eskaluar marrëdhëniet me Rusinë, paralelisht me militarizimin e detyruar të Gjermanisë, është arsye për t’u shqetësuar, para së gjithash për vetë qytetarët gjermanë”, është shprehur Zakharova.