Anëtari i NATO-s, Rumania ka thënë se ka gjetur fragmente të asaj që dukej të ishte një dron në një fermë pranë lumit Danub, dhe kufirit me Ukrainën, vonë të enjten.
Rusia ka goditur objektiva në Ukrainën perëndimore dhe qendrore me sulme me raketa dhe drone, të cilat i ka kryer gjatë natës të së enjtes, raportoi The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mbrëmjen e 28 marsit 2024, fragmente që duket se vijnë nga një pajisje ajrore (dron) u identifikuan në një tokë bujqësore në Insula Mare a Brailei”, ka thënë në një deklaratë ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, së bashku me strukturat e specializuara në kuadër të Sistemit të Mbrojtjes Kombëtare, rendit publik dhe sigurisë kombëtare, po kryen hetimin e ngjarjes.
NATO-ja ka një angazhim të ndërsjellë të mbrojtjes nëse një nga anëtarët e saj sulmohet, por aleanca Atlantike dhe zyrtarët rumunë kanë thënë pas incidenteve të tilla të ngjashme në të kaluarën se nuk kanë gjetur asnjë provë për ndonjë sulm të qëllimshëm që synon Rumaninë.
LEXO EDHE: