Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rubio: Do t’i hedhim në erë grupet e huaja kriminale

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se SHBA-ja do t’i hedhë në erë grupet e huaja kriminale nëse është e nevojshme, e madje edhe në bashkëpunim me vende të tjera.

“Tani ata do të na ndihmojnë të gjejmë këta njerëz dhe t'i hedhim në erë, nëse kjo është ajo që duhet”, tha Rubio gjatë një vizite në Ekuador.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai njoftoi gjithashtu se SHBA-ja ka shpallur organizata terroriste, dy nga bandat më të mëdha kriminale të Ekuadorit, Los Lobos dhe Los Choneros. 

Komentet vijnë disa ditë pasi forcat amerikane kryen një sulm ndaj një anijeje në Detin e Karaibeve. Shtëpia e Bardhë thotë se vrau 11 trafikantë droge, megjithëse nuk i zbuloi identitetet e tyre. Të enjten vonë, departamenti i Mbrojtjes akuzoi Venezuelën për dërgimin e dy avionëve ushtarakë për të provokuar një anije amerikane. Aty u tha se dy avionë ushtarakë venezuelas fluturuan shumë pranë anijes amerikane në një lëvizje shumë provokuese të projektuar për të ndërhyrë në operacionet kundër narko-terrorizmit. 

Venezuela ende nuk i është përgjigjur pretendimit.