Një person ka humbur jetën dhe shtatë tjerë rezultojnë të zhdukur pasi dy helikopterë ushtarakë japonezë janë rrëzuar gjatë një stërvitje në Oqeanin Paqësor, raporton “BBC”.
Aeroplanët “Mitsubishi SH-60K” ishin në stërvitje anti-nëndetëse në afërsi të ishujve Izu, rreth 600 kilometra në jug të Tokios.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Brendshëm i Japonisë, Minoru Kihara, ka thënë se janë të panjohura shkaqet e aksidentit.
“Së pari duhet të bëjmë më të mirën tonë të shpëtojmë jetët”, ka thënë Kihara.
Një anëtar i ekuipazhit ishte nxjerrë nga uji, por u konfirmua i vdekur.
Njëri nga helikopterët humbi komunikimin rreth orës 22:38 me kohë lokale në afërsi të ishullit Torishima.