Në të paktën pesëmbëdhjetë nga 32 shtetet e Meksikës janë raportuar zjarre në pyje, të shkaktuara pjesërisht nga thatësira e madhe që po prek rajonet e vendit.
Komisioni Kombëtar i Pyjeve (Conafor) ka njoftuar se disa nga 58 zjarret aktive në pyje po preknin zonat e mbrojtura natyrore në shtetet qendrore të Morelos, Veracruzit dhe Shtetit të Meksikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCONAFOR-i apo agjencia qeveritare përgjegjëse për ruajtjen dhe restaurimin e pyjeve të Meksikës, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “X”, se rreth 1.421 hektarë janë prekur nga zjarret.