Të mërkurën, një deputet i opozitës është nxjerrë me karrocë nga parlamenti italian pas sherrit gjatë debatit për autonomi të pjesshme rajonale.
Leonardo Donno nga lëvizja populiste “5 Yjet” fillimisht u shty dhe më pas u rrëzua në tokë nga deputetët e tjerë, sipas mediave italiane.
Deputetët po diskutonin për t’u dhënë më shumë pushtet rajoneve, por u kundërshtua me forcë nga opozita.
Një pjesë e opozitës këndoi himnin kombëtar dhe kur Donno tentoi t'i jepte flamurin njërit prej ministrave, pati shtytje.
Një nga gardianët që tentoi të ndërhynte për t'i dhënë fund konfliktit ka mbetur i lënduar.
Nicola Fratoianni, një nga deputetët, ka thënë se Donno u godit disa herë në kokë, duke e bërë atë të rrëzohej në tokë.
Seanca është ndërprerë, ndërkohë që regjistrimet janë duke u shqyrtuar për masat e mundshme pas këtij incidenti.
VIDEO: