Një anije e organizatës bamirëse Kuzhina Qendrore Botërore (WCK) është rikthyer në Qipro të mërkurën, dy ditë pasi një grup punonjësish të saj ndihmash u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Sulmet vdekjeprurëse kanë ripërtërirë kritikat ndaj sjelljes së Izraelit në luftën gati gjashtëmujore me Hamasin dhe kanë nxjerrë në pah kushtet e rrezikshme me të cilat përballen punonjësit e ndihmës në përpjekjet për të ofruar ushqim në enklavën e rrethuar, ku ekspertët thonë se gati një e treta e popullsisë është në prag të urisë, raportoi AP.
Tre shtetasit britanikë, një shtetas polak, një australian dhe një kanadezo- amerikan, punonin për WCK, një shoqatë bamirësie ndërkombëtare e themeluar nga kuzhinieri i famshëm, José Andrés.
Shoferi i tyre palestinez u vra gjithashtu dhe eshtrat e tij iu dorëzuan familjes së tij për varrim në Gaza.
Anija ishte nisur nga Qipro për në Gaza të shtunën, dhe përmbante më shumë se 300 tonë ndihma për palestinezët atje. Kjo ishte anija e dytë me ndihma që do të arrinte në Gaza brenda një muaji.
Anija e parë ka mbërritur në mars dhe përmbante mbi 200 tonë ndihma.