Pesë zyrtarë të lartë të Hamasi janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në orët a para të mëngjesit të së martës në Gaza, ka raportuar “Jerusalem Post”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit(IDF), kanë filluar sulmet në Rripin e Gazës, lëvizje që zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur se ishte përgjigje ndaj refuzimit të Hamasit për t’i liruar pengjet në Gaza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën, Ministria e Shëndetësisë në Gaza e udhëhequr nga Hamasi ka njoftuar se më shumë se 300 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga mbrëmja e së hënës.
Burimet palestineze dhe arabe të mediave kanë njoftuar se pesë zyrtarët e vrarë të Hamasit janë ministri i Brendshëm i Hamasit, Mahmoud Abu Watfa, dy anëtarët të byrosë politike të Hamasit, Abu Obediaj Muhammad al-Jamasi dhe Issam al-Daalis, zyrtari i lartë brenda Hamasit, Ahmed Omar Al-Hatta dhe përgjegjësi për mekanizmat e sigurisë brenda Hamasit, Bahjat Abu Sultan.