Të paktën 22 persona, përfshirë 15 fëmijë janë vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë që përdorej si strehë në Gaza, sipas zyrtarëve në këtë territor, raportoi BBC-ja.
Agjencia e Mbrojtjes Civile e drejtuar nga Hamasi ka thënë se edhe 80 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi në kampin Nuseirat të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForcat izraelite nuk kanë komentuar në lidhje me sulmin, por më parë kanë thënë se Hamasi përdor strehimoret e civilëve si baza ushtarake.
Ndërkohë, stafi mjekësor thotë se një sulm i veçantë në spitalin al-Aqsa në Gazën qendrore vrau katër persona, dhe la 40 të tjerë të plagosur.
Sipas forcave izraelite, spitali po përdorej si qendër komandimi nga militantët e Hamasit, gjë që grupi e mohon.