Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raketa e parë orbitale e lëshuar nga Evropa rrëzohet pas ngritjes

Raketa orbitale

Foto: Associated Press

Një raketë prove që synonte të nisë lëshimet satelitore nga Evropa ka rënë në tokë dhe ka shpërthyer në më pak se një minutë pas ngritjes nga një stacion hapësinor në Norvegji të dielën, raportoi “The Guardian”.

Raketa pa ekuipazh, Spectrum, është përpjekja e parë e një fluturimi orbital që do të nisej nga Evropa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa shtete, përfshirë Suedinë dhe Britaninë, kanë shprehur dëshirën për të marrë një pjesë të tregut në rritje për misionet komerciale hapësinore. 

Isar Aerospace, e cila pati paralajmëruar se lëshimi i parë mund të përfundonte para kohe, tha se testi prodhoi të dhëna të rëndësishme nga të cilat ekipi mund të mësonte.

Spectrum është dizajnuar për satelitët e vegjël dhe të mesëm që peshojnë deri në një ton metrik, megjithëse nuk mbajti kurrfarë ngarkese në udhëtimin e parë nga porti hapësinor Andøya në Norvegjinë Arktike.