Qindra njerëz kanë marrë pjesë në protestën më të madhe kundër Hamasit në Gaza që nga fillimi i luftës me Izraelin, duke vërshuar rrugët dhe duke kërkuar që grupi të largohet.
Militantët e maskuar të Hamasit, disa të armatosur, kanë ndërhyrë dhe e kanë shpërndarë me forcë turmën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestuesit dolën rrugëve me brohoritjet “jashtë Hamasi”.
Mbështetësit e Hamasit ndërkohë e mbrojtën grupin duke i akuzuar pjesëmarrësit në protestë si tradhtarë, raportoi BBC.
Izraeli ka rikthyer sulmet e ashpra në Gaza pas gati dy muajsh armëpushimi, pasi e ka fajësuar Hamasin se ka refuzuar propozimin e SHBA-së për zgjatjen e marrëveshjes. Hamasi e ka akuzuar Izraelin se e ka braktisur marrëveshjen origjinale në janar.
Qindra palestinezë janë vrarë dhe mijëra janë zhvendosur që kur Izraeli rinisi bombardimet më 18 mars.