Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar qeverisë të martën të zhvillojë procedura që lejojnë kthimin e kompanive perëndimore që u larguan nga Rusia pasi ajo filloi atë që e quan "operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë".
Duke folur në një takim vjetor me biznesmenë dhe zyrtarë të lartë rusë të martën, Putini ka thënë se nëse kompanitë perëndimore duan të kthehen në Rusi, çdo marrëveshje e tillë duhet të kalojë përmes qeverisë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përjashtoni... rastet kur pronarët e shitën biznesin e tyre në Rusi me një çmim të volitshëm, duke e lënë në mëshirë të fatit dhe tani duan ta blejnë aktivin për të njëjtën shumë modeste”, ka thënë Putin.
"Situata e tregut është ndryshe, kompanitë janë bërë më të forta dhe kanë rritur kapitalizimin e tyre. Kostoja e tyre tani është ndryshe”, ka shtuar ai.
Putini ka këmbëngulur se kompanitë që kthehen do të duhet të garantojnë se do të kryejnë biznes "të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm" në Rusi, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Deklaratat e tij vijnë pak para një telefonate me presidentin amerikan Donald Trump, ku të dy liderët po diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për luftën në Ukrainë.
LEXO EDHE: