Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se Moska dhe Koreja e Veriut "po luftojnë së bashku kundër hegjemonizmit dhe praktikave neo-koloniale të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj".
Në një darkë përpara se Putini të nisej për në Vietnam, ai përmendi një proverb që thoshte "një fqinj i afërt është më i mirë se një i afërm i largët", raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Kim theksoi "pavdekësinë e marrëdhënieve të pathyeshme DPRK-Rusi, të cilat i ka zili bota".
Gjatë vizitës së Putinit, liderët nënshkruan një marrëveshje që premton ndihmë reciproke nëse secili vend përballet me "agresion".
Takimi i tyre erdhi ndërsa të dy përballen me përplasje të përshkallëzuara me Perëndimin.
Detajet e marrëveshjes nuk janë dhënë ende por ajo mund të shënojë lidhjen e tyre më të fortë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Të dy krerët e përshkruan atë si një përmirësim të madh të marrëdhënieve të tyre, duke mbuluar sigurinë, tregtinë, investimet dhe lidhjet kulturore e humanitare.
LEXO EDHE: