“World Central Kitchen” (WCK) ka publikuar të enjten fotografitë e shtatë punonjësve të ndihmës të organizatës, që u vranë nga një sulm izraelit në Gaza, në fillim të kësaj jave.
Të vrarët ishin tre britanikë, një australian, një polak, një amerikano-kanadez dhe një palestinezë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli po përballet me rritje të izolimit pas kritikave pas sulmit ndaj punonjësve të ndihmës të hënën, duke vrarë stafin që po ndihmonin me shpërndarjen e ndihmave për banorët në Gaza.
Sipas WCK-së, disa prej punonjësve të vrarë kanë udhëtuar në të gjithë botën, duke kontribuar në përpjekjet për të ndihmuar në situatat me luftë, të pas tërmeteve dhe pas zjarreve.
Kombet e Bashkuara thonë se shumica e popullatës në Gazën veriore është buzë urisë.
Të mërkurën është rikthyer në Qipro anija e dytë që ishte nisur me mbi 300 tonë ndihma për palestinezët. Rikthimi në vendin prej nga ishte nisur ka ndodhur për shkak të vrasjes së punonjësve të WCK-së e cila kishte organizuar ndihmat.
Lufta Izrael-Hamas ka lënë të vdekur më shumë se 32 mijë palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.