Dhjetëra fermerë me traktorët e tyre kanë dalë në protestë herët në mëngjes të martën, përpara se të mbahet takimit i ministrave të bujqësisë të Bashkimit Evropian. Fermerët evropianë, të zemëruar me burokracinë dhe konkurrencën nga importet e lira nga vende të zgjedhura, kanë protestuar ashpër javët e fundit në të gjithë bllokun.
E ministrat e Bujqësisë të BE-së pritet që të diskutojnë sot propozimet e fundit të Komisionit të BE-së dhe të vlerësojnë situatën e tregut bujqësor. Bisedimet do të fokusohen edhe në importet nga Ukraina, por nuk priten masa të reja. Në fillim të këtij muaji, krahu ekzekutiv i BE-së propozoi lehtësimin e mëtejshëm të rregullave të vendosura në bujqësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas propozimeve të BE-së, duhet punuar në fusha si rotacioni i të korrave, mbrojtja e shtresës së tokës dhe metodat e lëvrimit, në mënyrë që bujqësia të jetë më miqësore me klimën. Është hera e tretë këtë vit që fermerët belgë protestojnë në Bruksel, dhe të tjera protesta janë planifikuar përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin qershor.