Qindra palestinezë kanë protestuar të enjten para zyrave të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Bejrut, duke shprehur kështu solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, raporton “Associated Press”.
“Ne jemi këtu për t’u solidarizuar me popullin tonë. Ata që po vdesin në Gaza janë fëmijët tanë”, ka thënë njëri prej protestuesve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLufta, tashmë në muajin e saj të shtatë, ka lënë të vrarë afro 34 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Lufta në Rripin e Gazës ka shkaktuar katastrofë humanitare dhe ka ngjallur shqetësimin global për situatën në Rafah, qytetin jugor të Gazës, ku 1.4 milionë palestinezë kanë kërkuar siguri nga bombardimet e përditshme të Izraelit.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, është ofruesi më i madh i ndihmës në Gaza.
Kreu i UNRWA-së i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të mërkurën që të sigurojë mbijetesën e agjencisë pasi Izraeli ka kërkuar përsëri shpërbërjen e saj, dhe e ka akuzuar agjencinë se është bërë pjesë e “makinerisë së luftës terroriste” të Hamasit.
Philippe Lazzarini i ka thënë Këshillit të Sigurimit se shpërbërja e UNRWA-së do ta thellonte krizën humanitare të Gazës.