Botë

Protestat më të mëdha në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Protestat më të mëdha në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një ligj që, sipas kritikëve, dobëson pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit në vend, duke shkaktuar protesta dhe reagime të ashpra ndërkombëtare.

Kritikët thonë se ligji i ri minon autoritetin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SAPO), duke i vendosur ato nën kontrollin e prokurorit të përgjithshëm.

Në një fjalim të mbajtur të mërkurën, Zelensky ka thënë se të dyja agjencitë do të vazhdojnë të “funksionojnë”, por sipas tij, duhet të pastrohen nga “ndikimi rus”.

Pas miratimit të ligjit, qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Kievit për protestën më të madhe kundër qeverisë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022. Protesta pati edhe në qytetet Lviv, Dnipro dhe Odesa.

“Ne zgjodhëm Evropën, jo autokracinë”, shkruhej në një pankartë të një protestuesi. “Babai im nuk vdiq për këtë”, thuhej në një tjetër.

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravchenko – një besnik i Zelenskyt – tani do të ketë mundësi të riemërojë hetuesit në çështje korrupsioni me zyrtarë potencialisht më të bindur, apo edhe t’i mbyllë ato.

Në fjalimin e tij, Zelensky kritikoi efikasitetin e strukturave kundër korrupsionit në Ukrainë, duke thënë se shumë raste kanë “njerë për vite me radhë”.

“Nuk ka asnjë shpjegim racional pse procedime penale që kapin shifra miliardëshe janë varur për vite të tëra”, ka thënë ai, duke shtuar se prokurori i përgjithshëm do të sigurojë “pashmangshmërinë e ndëshkimit” për ata që shkelin ligjin.