Izraeli nuk është duke kërkuar luftë pas sulmit të Iranit, ka thënë presidenti izraelit, Isaac Herzog, derisa ka shtuar se duhet ekuilibruar situata.
Ai ka thënë se kryeministri izraelit është në kontakt me aleatët për t’u koordinuar lidhur me veprimet ndaj Iranit, shkruan BBC.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu po flet me shumë liderë botërorë dhe ka ‘dialog të afërt me aleatët’ në përgjigje të veprimeve të Iranit”, tha ai. “Ne po i shqyrtojmë të gjitha. Po sillemi me gjakftohtësi dhe me kthjelltësi. Unë mendoj se ne jemi duke vepruar në një mënyrë shumë të përqendruar dhe shumë të përgjegjshme dhe jam i sigurt se do të ketë një vendim në përputhje me rrethanat që do të sigurojë që ne të mbrojmë dhe mbrojmë popullin e Izraelit”.