Pothuajse 450,000 palestinezë janë larguar nga Rafahu në javën e fundit, ka bërë të ditur OKB-ja, derisa tanket izraelite raportohet të kenë hyrë më thellë në jug të qytetit të Gazës.
“Njerëzit përballen vazhdimisht me lodhje, uri dhe frikë”, ka paralajmëruar agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, Unrwa, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria izraelite thotë se është duke vazhduar (operacionet kundër objektivave terroriste), në lindje të qytetit, ku më shumë se një milionë njerëz janë strehuar.
Operacionet e reja izraelite në Gazën veriore kanë zhvendosur 100,000 njerëz të tjerë.
Trupat izraelite kanë shkuar prapa në zonat e Zeitoun dhe Jabalia, ku ushtria thotë se Hamasi është rigrupuar, vetëm pesë muaj pasi ka deklaruar se i ka çmontuar batalionet lokale të grupit.
Ushtria ka urdhëruar civilët që të evakuohen nga Rafahu dhe Jabalia për sigurinë e tyre, para se të nisin sulmin, dhe numri total i të zhvendosurve në ditët e fundit është i barabartë me pothuajse çerekun e popullatës prej 2,3 milionë banorëve të Gazës.
Izraeli ka nisur një fushatë ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, në përgjigje të sulmit të grupit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin u vranë 1,200 persona, derisa u morën peng edhe 252 të tjerë peng.
Më shumë se 35,170 njerëz janë vrarë si pasojë e luftës në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të territorit të udhëhequr nga Hamasi.