Ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski ka deklaruar të mërkurën se Polonia e mbështet zgjidhjen me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme midis Izraelit dhe palestinezëve, pasi Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njoftuan se do ta njihnin shtetin palestinez.
“Ne do t’i mbështesim përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera të cilat besojnë se një zgjidhje stabile dhe afatgjatë është e nevojshme”, ka deklaruar Sikorski, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dhe ne besojmë se një zgjidhje e tillë e qëndrueshme dhe afatgjatë do të ishte ekzistenca e dy shteteve”, ka shtuar ai.
Polonia e ka njohur shpalljen e shtetit të pavarur palestinez më 1988, sipas uebsajtit të ministrisë.