Polonia hodhi poshtë të premten një sugjerim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se shpërthimet e dronëve në hapësirën ajrore të Polonisë mund të kenë qenë një gabim, duke i përshkruar ato si një sulm të qëllimshëm rus.
Polonia, e mbështetur nga avionë të aleatëve të saj të NATO-s, rrëzoi dronët që kishin shkelur hapësirën ajrore të saj të mërkurën, hera e parë që një anëtar i aleancës perëndimore ka ndërmarrë një veprim të tillë gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiderët evropianë dënuan ashpër shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë dhe kërkuan sanksione të reja kundër Moskës. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh të premten pas kërkesës së Polonisë për të diskutuar incidentin.
Moska zyrtare ka deklaruar se forcat e saj po sulmonin Ukrainën në momentin e shpërthimeve dhe se nuk kishte pasur qëllim të godisnin asnjë objektiv në Poloni.
E Trump u tha gazetarëve në Washington të enjten se incidenti me dronë mund të ketë qenë një gabim.
Kryeministri polak Donald Tusk iu përgjigj në X (ish-Twitter): “Ne do të dëshironim që sulmi me dronë në Poloni të kishte qenë një gabim. Por nuk ishte. Dhe e dimë këtë”.
Polonia është ndër aleatët më të ngushtë të SHBA-së në Evropë, e lavdëruar nga administrata Trump për dedikimin e më shumë se çdo vendi tjetër të NATO-s për mbrojtjen e sigurisë, përfshirë edhe SHBA-në.
E një reagim i tillë nga kryeministri polak në drejtim të Trumpit është diçka e pazakontë dhe tregon shqetësimin e Evropës për gatishmërinë e presidentit amerikan për të mbështetur versionin e Moskës.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Polonisë, Cezary Tomczyk, tha se mendon se “ky është një mesazh që duhet të arrijë te presidenti Trump sot: nuk ka asnjë dyshim për një gabim - ky ishte një sulm i qëllimshëm rus”.
Varshava e ka paraqitur incidentin me dronë si një përpjekje nga Rusia për të testuar aftësitë e Polonisë dhe NATO-s për të reaguar.