Policia gjermane ka shpërndarë të martën qindra studentë që po protestonin kundër luftës Izrael-Hamas, në kampusin e Universitetit të Berlinit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Policia u ka bërë thirrje studentëve përmes altoparlantëve që të largoheshin nga kampusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia përdori sprej ndaj disave prej tyre, pasi filluan të përlesheshin.
Sipas administratorëve të universitetit, protestuesit kishin refuzuar çdo lloj dialogu dhe për këtë arsye ata kishin thirrur policinë.
Organizatorët e protestës, të cilët janë studentë nga universitete të ndryshme të Berlinit dhe individë të tjerë, u kanë bërë thirrje studentëve dhe profesorëve që të marrin pjesë në protesta, thuhet në deklaratën e universitetit.
Ditët e fundit, studentë të shumtë kanë mbajtur protesta në Finlandë, Danimarkë, Itali, Spanjë, Francë dhe Britani, pas protestave të mëparshme në kampuset e universiteteve amerikane.