Zyrtarëve policorë austriakë të cilët u vendosën përreth Ambasadës ruse për siguri në ditën e zgjedhjeve presidenciale iu dha nga një dhuratë e vogël kur u larguan, ka thënë policia e Vjenës. Por, policëve u është thënë që t’i refuzojnë dhuratat e tilla në të ardhmen.
Marrja e dhuratave nga rusët – çanta kartoni me gjësende me vlerë shumë të vogël si kalendarë dhe çokollata – nuk përbën shkelje sipas ligjit austriak për shërbyesit civilë, ka sqaruar policia, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, “lë një përshtypje të padëshiruar se nuk e bën të drejtë qasjen profesionale të policëve në vendngjarje”, ka shtuar policia. Policëve u është thënë që t’i refuzojnë “në mënyrë miqësore por të prerë, edhe nëse janë të një vlere shumë të ulët, në të ardhmen”.
Disa ditë më parë, qeveria e Austrisë ka njoftuar se ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve nga Ambasada ruse në Vjenë, dhe dyshohej se dëbimi i tyre kishte të bënte me spiunazh.