Lufta në Gaza

Pesë të vdekur nga një sulm izraelit në Rafah

Sulm në Rafah

Sulm në Rafah

Foto: Associated Press

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur së fundmi pas një sulmi ajror izraelit në Rafah, në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Më shumë se gjysma e popullatës së territorit prej 2,3 milionë janë refugjatë në Rafah, ku Izraeli ka kryer sulme në pothuajse baza ditore.

Izraeli po përgatitet për një ofensivë tokësore në qytet.

Ndërkaq raportohet se nga bombardimet me tanke në Gaza, së fundmi kanë mbetur të vdekur katër persona.

Një anije që po udhëtonte nga Gjiri i Adenit është sulmuar të enjten, kanë thënë zyrtarët, sulmi i fundit i kryer nga rebelët Houthi të Jemenit, në luftën Izrael-Hamas.

Një nga zyrtarët kryesorë të Hamasit, Khalil al-Hayya, ka thënë për AP-në të enjten se grupi militant islamik është i gatshëm të bie dakord me një armëpushim prej pesë ose më shumë vjetësh me Izraelin.  

Lufta Izrael-Hamas është shkaktuar nga një sulm i paprecedentë i Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor, në të cilin militantët e tij kanë vrarë rreth 1200 njerëz, shumicën civilë, dhe kanë marrë rreth 250 pengje. Izraeli pretendon se militantët ende i mbajnë rreth 100 pengje dhe mbetjet e më shumë se 30 të tjerëve.

Lufta ka lënë të vdekur më shumë se 34,000 palestinezë sipas të dhënave zyrtare shëndetësore të Gazës.

LEXO EDHE: