Reshjet e dendura në jugperëndim të Gjermanisë, veçanërisht në Saarland, kanë çuar në përmbytje, duke prekur shumë shtëpi dhe vetura dhe duke detyruar evakuimin e disa njerëzve në Lebach të shtunën.
Pas orëve të tëra shiu të vazhdueshëm, niveli i lumit Theel në Lebach u rrit nga 50 në 350 centimetra, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepartamenti i zjarrfikësve përgatiti varkat e tij dhe shpërndau thasë me rërë për të mbrojtur shtëpitë nga përmbytjet.
Qendra e qytetit të Lebach mbetet e mbyllur me shumë shtëpi të evakuuara.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës.