Popullsia e Kinës ra për të katërtin vit radhazi në vitin 2025, ndërsa normat e lindjeve zbritën në nivelin më të ulët historik, pavarësisht se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash stimuluese për t’i rritur ato.
Sipas të dhënave qeveritare të publikuara të hënën, popullsia e vendit u ul për 3.39 milionë persona, duke arritur në 1.4 miliardë banorë deri në fund të vitit 2025, çka tregon një rënie më të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar.
Norma e lindjeve ra në 5.63 për 1,000 banorë, niveli më i ulët që nga ardhja në pushtet e Partisë Komuniste në vitin 1949, ndërsa norma e vdekjeve u rrit në 8.04 për 1,000 banorë, niveli më i lartë që nga viti 1968.
Përballë një popullsie në plake dhe një ekonomie të ngadalësuar, Pekini po përpiqet fuqishëm të inkurajojë më shumë të rinj të martohen dhe të kenë fëmijë.
Në vitin 2016, Kina hoqi politikën e saj shumëvjeçare të të bërit një fëmijë dhe e zëvendësoi me një kufi prej 2 fëmijësh. Meqë kjo nuk solli lindje të qëndrueshme të lindjeve, autoritetet njoftuan në vitin 2021 se do të lejonin deri në tre fëmijë për çdo çift.
Së fundmi, Kina u ka ofruar prindërve 3,600 juanë (375 paund; 500 dollarë) për secilin fëmijë të tyre nën moshën tre vjeç. Disa provinca po ofrojnë gjithashtu bonuset e tyre për lindjet, përfshirë pagesa shtesë dhe leje më të gjata të lindjes.