Papa Françesku, ka mbajtur një takim privat në Vatikan në mëngjesin e së dielës me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, ka njoftuar Vatikani përmes një njoftimi.
Vance, besimtar katolik i cili ishte përplasur me Papën lidhur me politikat e emigracionit të administratës së Donald Trumpit, u takua me Françeskun në rezidencën e këtij të fundit në Vatikan për të shkëmbyer urimet e Pashkëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Papa Françesku pati një takim privat...që zgjati disa minuta, në mënyrë që të urojnë njëri-tjetrin për festën e Pashkëve”, thuhet në njoftim.
Pas meshës së Pashkëve, Papa u shfaq më vonë në Sheshin e Shën Pjetrit për t’ia uruar festën besimtarëve katolikë.
Zyra e Vanceit gjithashtu lëshojë një njoftim të shkurtër për të konfirmuar takimin, por nuk dha ndonjë detaj shtesë
Françesku i kishte vlerësuar politikat e emigracionit si “të turpshme”. Vance, i cili u konvertua në katolik në vitin 2019, kishte cituar tekste katolike të kohës mesjetare për të justifikuar politikat e ndërmarra.