Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka përbuzur deklaratën e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas për Ukrainën, duke e cilësuar si të “trishtuar” dhe “të pavlerë”, raporton Politico.
“Kjo deklaratë është një testament i lidershipit të keq nga ana e Brukselit” ka shkruar të mërkurën Orban në një postim në rrjetin social “X”. Reagimi i Orban i drejtohet vendeve të Weimar+ si – Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Polonia, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe – që dolën me një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrbani nuk ishte i pajtimit me deklaratën e përbashkët, duke shtuar se “përderisa presidenti Donald Trump dhe presidenti Putin po negociojnë për paqen, zyrtarët e BE-së po lëshojnë deklarata të pavlera”.
Kryeministri hungarez ishte takuar me presidentin rus Vladimir Putin në korrikun e vitit të kaluar, takim në të cilin u diskutuan propozime mbi marrëveshjen e paqes në Ukrainë. Kjo lëvizje ishte kritikuar nga Kievi zyrtar dhe liderët evropianë.