Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, ka thënë se nëse urdhrarresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për Benjamin Netanyahun konfirmohet, vendi nordik do ta arrestojë kryeministri izraelit nëse përpiqet të hyjë në territor.
Barth Eide ka konfirmuar se e njëjta vlen edhe për ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe për tre zyrtarë të Hamasit, për të cilët Gjykata Ndërkombëtare Penale propozoi të lëshohen urdhëarreste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse ata ose një nga liderët e Hamasit shfaqen në Norvegji, atëherë sipas ligjit ndërkombëtar ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë [arrestimin]. I njëjti parim vlen për të gjitha vendet në Evropë, përveç Turqisë”, ka thënë Eide për televizionin norvegjez TV 2.
Propozimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë u mbështet, ndër të tjera, nga Franca, Sllovenia dhe Belgjika.
Përfshirja e Netanyahut dhe Gallantit në listë bashkë me liderët e Hamasit u dënua nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.