Një vajzë e vogël është raportuar të ketë vdekur nga nxehtësia e madhe në Rafah, ndërsa temperaturat në rritje përkeqësojnë krizën sanitare për më shumë se 1.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit, të cilëve u mungon strehimi dhe gjërat thelbësore.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), në mes të shqetësimeve në rritje për kushtet në të cilat po jetojnë njerëzit në Gaza, raporton The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo vjen pasi dërgesat e ndihmave në Gaza nga Qiproja rifilluan të premten vonë, ka bërë të ditur një burim qipriot, me një anije që transportonte ushqim në enklavën e rrethuar palestineze pas një pauze, pas vrasjes së shtatë punonjësve të ndihmës nga forcat izraelite.
OJQ-ja “World Central Kitchen” ndërpreu ndihmën për të rishikuar aktivitetin e saj në territor pas sulmit të fillimit të prillit, duke ndaluar dërgesat direkte nga Gaza në Qipro.
Një anije e vogël mallrash u largua nga porti i Larnakës të premten në mbrëmje me ndihmën e dhuruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka bërë të ditur një burim qipriot për Reuters.