Kryebashkiaku i Medellin, qytetit të dytë më të madh të Kolumbisë ka ndaluar prostitucionin për gjashtë muaj në disa nga lagjet më të famshme të qytetit, duke argumentuar se ishte i nevojshëm parandalimi i shfrytëzimit seksual të fëmijëve, raporton “Associated Press”.
Kryetari i Bashkisë së Medellin, Federico Gutiérrez ka thënë se ndalimi do të zbatohet në Provenza dhe El Poblado, dy lagje të frekuentuara nga mijëra turistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLagjet janë të njohura për punonjësit e seksit që dalin në rrugë në kërkim të klientëve ndërkombëtarë. Gutiérrez ka shtuar se rrjetet kriminale po i marrin të miturit në këto rrethe dhe po i detyrojnë të ushtrojnë prostitucion.
Prostitucioni është i ligjshëm në Kolumbi nëse përfshin pëlqimin e të rriturve. Por pushteti vendor mund ta ndalojë përkohësisht këtë aktivitet në pjesë të qyteteve, nëse konsiderohet si një kërcënim për rendin publik.
Ndalimi i prostitucionit në Medellin vjen vetëm disa ditë pasi një shtetas amerikan u gjet në një dhomë hoteli me dy vajza vendase të moshës 12 dhe 13 vjeçe. 36-vjeçari u mbajt në paraburgim për 12 orë, e më pas u la i lirë ndërkohë që zyrtarët po hetonin rastin. Mediat lokale kanë raportuar se ai është larguar nga Kolumbia dhe ka shkuar në Florida.
Medellin, qyteti me 3 milionë banorë po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar nga turistët, për shkak të klimës, çmimeve të përballueshme dhe atmosferës festive.