Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzura ta përjashtojë vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ayetollah Khamenei, transmeton "BBC".
Në një intervistë për transmetuesin amerikan “ABC News”, Netanyahu, tha se çdo plan i mundshëm për ta vrarë liderin iranian “nuk do ta përshkallëzonte konfliktin, por do ta përfundonte atë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse Izraeli do ta shënjestrojë Khamenein, Netanyanu tha: “Po bëjmë atë që duhet të bëjmë”.
“Ne kemi shënjestruar shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë. Kemi ende punë për të bërë në vende tjera”, tha Netanyahu.
Netanyahu po ashtu ka thënë se sulmet izraelite e kanë kthyer programin bërthamor të Iranit shumë prapa.