Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se regjimi në Iran duhet të ndryshojë dhe se Izraeli qëndron me popullin iranian, por tha se me Iranin mund të ketë marrëveshje “nëse ata bëjnë heqin aftësinë bërthamore”.
Në një intervistë për Fox News, Netanyahu ka shtuar se lidershipi iranian aktualisht është i dobët dhe tha se populli nuk është pas tij.
Ai ka theksuar se “populli persian dhe populli hebre kanë pasur një miqësi të lashtë dhe vendimi për të vepruar, për t'u ngritur në këtë kohë, i takon popullit iranian”.
Gjatë intervistës, Netanyahu tha se Izraeli ia ka ngadalësuar Iranit kapacitetin bërthamor.
Mendoj se i kemi vonuar mjaft. U habitën plotësisht...Tani mund të qëllojmë objektivat që na nevojiten në Teheran dhe në vende të tjera, ka thënë ai. Sipas udhëheqësit izraelit, presidenti amerikan, Donald Trump, është në koordinim të plotë me të.
Çështja këtu nuk është deeskalimi. Nuk është armëpushimi. Është se si t'i ndalim ato gjëra që e kërcënojnë mbijetesën tonë.
Ai ka theksuar se “populli persian dhe populli hebre kanë pasur një miqësi të lashtë dhe vendimi për të vepruar, për t'u ngritur në këtë kohë, i takon popullit iranian”.
