Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pasi SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia edhe zyrtarisht e kanë njohur Palestinën shtet.
“Nuk do të ketë një shtet palestinez”, ka thënë Netanyahu në një videomesazh, transmeton “BBC”.
Ai ka thënë se me njohjen e Palestinës shtet po “shpërblehet terrorizmi”.
“Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit – ju po i jepni një shpërblim të madh terrorizmit. Dhe kam një mesazh tjetër për ju – kjo s’do të ndodhë. Një shtet palestinez nuk do të krijohet në perëndim të lumit Jordan”, tha Netanyahu.
Ai tha se me vite ka penguar krijimin e “këtij shteti terrorist” përkundër presionit të madh.
“Në të vërtetë, ne dyfishuam vendbanimet hebraike në Judea dhe Samaria – dhe do të vazhdojmë këtë rrugë”, tha ai.
Ai ka thënë se “një përgjigje ndaj përpjekjes së fundit për të imponuar një shtet terrorist në zemër të vendit tonë” do të jepet pasi të kthehet nga SHBA-ja, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.
