Izraeli është duke e shqyrtuar planin për ta përdorur taktikën e rrethimit kundër Hamasit në veri të Gazës, është cituar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nga Reuters.
Plani, i publikuar nga komandantët e pensionuar ushtarakë dhe i prezantuar nga disa anëtarë të parlamentit këtë muaj, sugjeron se civilët palestinezë do të udhëzoheshin të evakuoheshin nga Gaza veriore, e cila pastaj do të deklarohej zonë e mbyllur ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 5000 militantë të Hamasit që do të mbeteshin atje, pastaj do të rrethoheshin derisa të dorëzoheshin. Army Radio ka raportuar se Netanyahu u ka thënë ligjbërësve në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Parlamentit se ishte duke u shqyrtuar plani.
Sipas mediave izraelite, Netanyahu ka thënë se projekti “ka kuptim” dhe se “është një nga disa planet që po shqyrtohen, por se ka edhe të tjera”.
Izraeli është përballur me kritika të ashpra ndërkombëtare për krizën humanitare të shkaktuar nga ofensiva e tij gati njëvjeçare kundër grupit militant Hamas në Gaza.