Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se forcat izraelite kishin vepruar “kreativisht dhe me guxim” për të sjellë në shtëpi katër pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza.
“Ne nuk do të heqim dorë derisa të përfundojmë misionin dhe të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet - të gjallë dhe të vdekur”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOperacioni është shpëtimi më i suksesshëm i pengjeve nga ushtria izraelite që nga nisja e luftës më 7 tetor dhe mund të lehtësojë një pjesë të presionit me të cilin po përballet Netanyahu për të arritur marrëveshje armëpushimi dhe për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve.
Pas operacionit, ministri izraelit i kabinetit të luftës Benny Gantz shtyu deklaratën që duhej ta bënte të shtunën, në të cilën pritej të njoftonte dorëheqjen nga qeveria.
Katër pengjet u shpëtuan gjatë një operacioni në Gazën qendrore.
LEXO EDHE: