Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të enjten se “kushdo që do të na lëndojë, në do ta lëndojmë”.
Komentet e tij kanë ardhur pasi lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka ripërsëritur një ditë më parë se do t’i hakmerret Izraelit për vrasjen e gjeneralëve iranianë në një sulm në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne po përgatitemi që të njihemi me kërkesat e sigurisë të shtetit të Izraelit edhe në mbrojtje edhe në sulm”, ka thënë Netanyahu, duke folur në një bazë ajrore në Izraelin qendror.
Për sulmin e javës së kaluar në konsullatën e Iranit në Damask, është fajësuar në mënyrë të gjerë Izraeli.
Sulmi la të vdekur 12 persona, përfshirë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, katër sirianë dhe një anëtar të milicisë së Hezbollahut.
Izraeli nuk e ka pranuar përfshirjen, megjithëse është përgatitur për një përgjigje iraniane ndaj sulmit, i cili shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm në luftën e tyre të gjatë në hije.
Irani mbështet grupet militante anti-Izrael, si Hamasin, i cili po lufton forcat izraelite në Rripin e Gazës, e po ashtu edhe Hezbollahun libanez.