Izraeli dëshiron të krijojë marrëdhënie me qeverinë e re të Sirisë, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, të martën.
Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çfarëdo kërcënimi të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse ai regjim lejon që Irani të rifutet në Siri, ose të mundësojë transferimin e armëve iraniane apo të ndonjë arme tjetër te Hezbollahu, ose të na sulmojë, ne do të përgjigjemi ashpër dhe do ta bëjmë të paguajë çmim të rëndë”, ka thënë ai.
Ai ka insistuar se Izraeli nuk ka për qëllim të intervenojë në punët e brendshme të Sirisë, por se ka synim ta mbrojë sigurinë e shtetit të tij, raportoi CNN.
Netanyahu ka shtuar se ka autorizuar forcat ajrore të godasin asetet ushtarake që ushtria siriane ka lënë prapa, ashtu që të mos i lënë në duar të atyre që ai i quajti xhihadistë.