Botë

Netanyahu: Irani do të paguajë çmim të rëndë, jemi pranë fitores

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur të dielën në vendin e sulmit me raketa iraniane në Bat Yam, ku ka thënë se Irani do të paguajë çmimin për sulmin dhe u ka bërë thirrje izraelitëve të ndiqnin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

"Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë për vrasjen e civilëve. Ne gjithashtu do ta arrijmë qëllimin tonë. Ne jemi këtu sepse jemi në një betejë ekzistenciale, të cilën sot e kupton çdo qytetar i Izraelit", ka thënë Netanyahu.

"Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse Irani do të kishte 20,000 raketa si kjo. Do të ishte një kërcënim ekzistencial për Izraelin. Kjo është arsyeja pse ne nisëm një luftë shpëtimi kundër një kërcënimi të dyfishtë shfarosjeje, dhe po e bëjmë këtë me forcë”, ka shtuar Netanyahu.

Sipas tij, Izraeli është “pranë një fitoreje” kundër Republikës Islamike.

Ndërkohë, Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ajrore duke synuar Isfahanin dhe Shirazin në Iranin qendror dhe jugor të dielën, sipas mediave iraniane.

Agjencia e lajmeve ISNA ka raportuar se një strukturë e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit është goditur në Isfahan.

Tymi i dendur është parë të ngrihej nga Shirazi pas sulmeve izraelite, por ende nuk ka informacion në lidhje me objektivin e sulmit.

 

 

Lexo përditësimet tjera
Bat Yam, Izrael pas sulmeve iraniane

Izraeli e Irani vazhdojnë sulmet e kërcënimet ndaj njëri-tjetrit

Tensionet kanë vazhduar mes Izraelit dhe Iranit, derisa të dyja palët kanë sulmuar njëra-tjetrën gjatë natës.Së...