Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Gaza

Netanyahu ia zbut SHBA-së shqetësimet për sulmin e planifikuar në Rafah

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është përpjekur që t'i zbutë shqetësimet e administratës Biden për ofensivën tokësore në Rafah të planifikuar nga Izraeli, duke thënë se civilët do të kenë mundësinë t’i ikin luftimit.

Duke folur me një delegacion dypartiak të Kongresit të SHBA-së në Jerusalem të mërkurën, Netanyahu ka thënë se ata që janë të strehuar në Rafah, më shumë se gjysma e popullsisë prej 2,3 milionë të Gazës, do të mund të ikin, raportoi AP. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Njerëzit thjesht lëvizin, ata lëvizin me çadrat e tyre. Njerëzit u zhvendosën poshtë (në Rafah). Ata mund të lëvizin përsëri lart”, ka thënë ai.

Izraeli dëshiron të shkatërrojë, siç thotë, katër batalionet e Hamasit në Rafah, duke thënë se një ofensivë tokësore është e nevojshme për t’i çrrënjosur. 

Plani për sulm ka ngritur shqetësim në nivel global sepse Rafahu është tani shtëpi e 1,4 milionë palestinezëve, shumica e të cilëve kanë ikur nga vendet ku luftohet. 

SHBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, dhe shtetet e tjera perëndimore kanë paralajmëruar për fatkeqësi humanitare nëse Izraeli nis një ofensivë atje. 

Më shumë se 32 mijë palestinezë janë vrarë deri tani në luftën Hamas-Izrael, që ka nisur pas sulmit të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor.