Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu i shqetësuar me mundësinë që GJND-ja të lëshojë urdhërarreste ndaj zyrtarëve izraelitë

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se çdo përpjekje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për të lëshuar urdhërarrest për liderët e shtetit apo komandantët e Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF), do të përbënte “një skandal në shkallë historike” dhe “një krim të paprecedentë të urrejtjes antisemitike”.

“80 vjet pas Holokaustit, trupat ndërkombëtare që janë themeluar për të parandaluar një Holokaust tjetër, po konsiderojnë mohimin  së drejtës së shtetit hebre për të mbrojtur vetën”, ka deklaruar Netanyahu, raporton AP. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çfarë absurdi, çfarë shtrembërimi i drejtësisë dhe historisë”, ka shtuar ai. 

Zyrtarët izraelitë kanë shprehur shqetësimet se GJND-ja mund të lëshojë urdhërarreste për liderët e shtetit, pas më shumë se gjashtë muajsh luftime në luftën Izrael-Hamas.

GJND-ja u krijua në 2002 si gjykata e përhershme e zgjidhjes së fundit për të trajtuar mosndëshkimin e krimeve të luftës, gjenocidit dhe krimeve të tjera të rënda, kur shtetet nuk i ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës. 

Gjykata nuk ka komentuar në detaje për ndonjë veprim që rrjedh nga lufta Izrael-Hamas. As Izraeli dhe as Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë juridiksionin e GJND-së, por çdo urdhër-arrest mund t'i vërë zyrtarët izraelitë në rrezik arrestimi në vende të tjera.