Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën përmes një video-mesazhi, për siç tha, dhënien Izraelit të mjeteve që i nevojiten për të mbrojtur veten”.
Falënderimi i tij vjen pak pasi Trumpi i dha fund ndalimit të ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden për dërgimin e bombave 2,000 paundësh në Izrael.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNetanyahu e ka falënderuar presidentin e ri amerikan për mbajtjen e fjalës.
Gjatë një sesioni 20-minutësh pyetje-përgjigje të shtunën me gazetarët në bordin e Air Force One, Trumpi ka folur gjithashtu për situatën në lidhje me palestinezët në Rripin e Gazës, si dhe municionet për Izraelin.
Trump ka thënë se do të dëshironte të shihte Jordaninë, Egjiptin dhe vendet e tjera arabe të rrisin numrin e refugjatëve palestinezë që pranojnë nga Rripi i Gazës, në mënyrë që të bëhet pastrimi i terrotorit të shkatërruar nga lufta.