Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ritheksoi të mërkurën se aleanca është "gati" të mbrojë territorin e saj dhe të investojë më tej në industrinë e saj të mbrojtjes.
“NATO është e gatshme të përballet me çdo armik, çdo kundërshtar që përpiqet të na sulmojë tani dhe në të ardhmen”, ka deklaruar Rutte, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se NATO-ja do të "bëjë gjithçka që është e nevojshme" kundër çdo sulmi të ardhshëm.
Rutte ka deklaruar gjithashtu se aleanca do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën, kundër fushatës ushtarake të Rusisë, si një prioritet kryesor.
Sekretari i ri i Përgjithshëm mori detyrën në fillim të këtij muaji dhe do të presë takimin e tij të parë të Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel të enjten.
Ndërkohë, NATO-ja ka nisur të hënën stërvitjet bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikë dhe Holandë.
Kremlini ka reaguar ndaj këtyre stërvitjeve duke konsideruar se ato nxisin tensione.