Botë

Ministri izraelit i kërkon Netanyahut që të gjejë udhëheqësi alternative për ta zëvendësuar Hamasin

Yoav Gallant

Yoav Gallant

Foto: Associated Press

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit të mërkurën paralajmëroi kryeministrin, Benjamin Netanyahu kundër sundimit izraelit mbi Gazën, duke thënë se ai duhet të gjejë një udhëheqësi alternative për të zëvendësuar Hamasin.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se ai i ishte lutur vazhdimisht qeverisë që të merrte një vendim për një vizion të pasluftës për Gazën që do të shihte krijimin e një udhëheqësie të re civile palestinez për Gazën, por se ajo ka refuzuar të diskutojë këtë çështje.

“I bëj thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të marrë një vendim dhe të deklarojë se Izraeli nuk do të sundojë mbi çështjet civile në Gaza, nuk do të ketë sundim ushtarak izraelit në Gaza dhe se një udhëheqje alternative ndaj Hamasit në Rripin e Gazës do të avancohet”, ka thënë ai, raporton AP.

Në një deklaratë të transmetuar në nivel kombëtar, Gallant i kërkoi Netanyahut të pajtohej me një vizion të tillë të pasluftës për interesin më të mirë të vendit.

Ai ka thënë se Netanyahu nuk po merrte një vendim për arsye politike.

Partnerët qeverisës ultranacionalistë të Netanyahut duan që Izraeli të ripushtojë Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, thonë se nuk do të pranojnë rikthimin e okupimit ushtarak izraelit të Rripit të Gazës.