Ministri i Jashtëm i Iranit, i cili të premten ka shkuar në Bejrut, ka thënë se Teherani mbështet armëpushimin në vend për sa kohë që bëhet edhe armëpushimi në Gaza.
“Ne mbështesim përpjekjet për armëpushim me kushtin se do të jetë i pranueshëm për popullin libanez, i pranueshëm për rezistencën, dhe së treti, do të jetë në sinkron me një armëpushim në Gaza”, ka thënë Abbas Araghchi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAraghchi ka thënë se prezenca e tij në Bejrut “në këto rrethana të vështira” dëshmon se Irani qëndron krah Libanit, raportoi SkyNews.
Ndërkohë, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Fadavi, ka paralajmëruar se do ta shënjestrojnë infrastrukturën energjetike dhe atë të gazit nëse izraelitët sulmojnë Iranin.