Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump urdhëroi bombardimin e tryezës së negociatave

Abbas Araghchi

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi në parim “bombardimin e tryezës së negociatave”. Izraeli e SHBA-ja të shtunën nisën operacionet ushtarake në Iran, gjatë të cilave u vra lideri suprem Ayetollah Ali Khamenei. 

Sulmet ndaj Iranit nisën vetëm një ditë pas raundit të fundit të bisedimeve indirekte mes Iranit dhe SHBA-së në Gjenevë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një marrëveshje ishte afër. Ne u larguam nga Gjeneva me mirëkuptimin se do të nënshkruanim një marrëveshje herën tjetër që do të takohemi. Ata që donin ta prishnin diplomacinë ia dolën mbanë në misionin e tyre”, ka shkruar Araghchi në platformën “X”. 

Ai tha se Trumpi, “përsëri, ishte ai që urdhëroi bombardimin e tryezës së negociatave”. 

Pas bisedimeve në Gjenevë të premten, delegacioni i Iranit ishte shprehur optimist, ndërsa Trump tha se “nuk ishte i kënaqur” me përparimin. 

Araghchi tha se derisa janë vrarë disa prej komanduesve kryesorë, ata u zëvendësuan “në më pak se 12 orë dhe ishim në gjendje të fillonim hakmarrjen”. 
 

Lexo përditësimet tjera
Iran

Rritet numri i viktimave, ndërsa vazhdojnë sulmet mes Iranit e Izraelit

Numri i viktimave po rritet ndërsa forcat amerikane dhe izraelite po kryejnë sulme ndaj Iranit e...